Prej 3 muajsh në arrest shtëpie, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja kërkesa që bën në Gjykatën e Lartë

Data

Prej 30 dhjetorit të kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Kjo ka bërë që ai të depozitojë rekurs në Gykatën e Lartë, duke kërkuar heqjen e masës që e ka izoluar prej 3 muajsh në banesë.

Nëpërmjet avokatëve, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe apeli i GJKKKO.

Rekursi është regjistruar tre ditë më parë më 20/03/2024, ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, mirëpo ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related