Prapaskena/ Reali refuzoi të merrte yllin e Premier League që i këshilloi Zidane

Data

Real Madrid thuhet se refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Youri Tielemans në 2023, pavarësisht rekomandimit të Zinedine Zidane

Siç raportohet nga DefensaCentral, Zidane i kërkoi Los Blancos të nënshkruante mesfushorin belg me kosto zero.

 

Megjithatë, Real Madrid e refuzoi propozimin për të nënshkruar me belgun, i cili përfundimisht u transferua tek Aston Villa.

27-vjeçari mund të merrej me kosto zero në verën e vitit 2023 pasi kontrata e tij me Leicester skadoi.

Tielemans ka bërë mjaft mirë që nga kalimi i tij në Villa Park duke kontribuar me katër gola dhe 10 asistime në 55 paraqitje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related