Porositi v*asjen e ish-bashkëshortes, Apeli i Posaçëm kthen në qeli avokatin Alban Bengasi, sa dënohet

Data

Apeli i GJKKO dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg Alban Bengasin. Ndaj tij është aplikuar gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e dënimit prej 7 vitesh që u dha nga Gjykata.

Sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, vuajtja e dënimit me burgim të kryhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë.

Bengasi është përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ku thuhet se i kishte ofruar atij shumën prej 120 mijë eurosh për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, ndërsa më herët ishte porositur gjymtimi i saj.

Ngjarja ka ndodhur në datë 30 janar të vitit 2020, rreth orës 11:15 pasdite në rrugën “Milhal Grameno”. Blerta Bengasi ka hyrë në automjetin e saj dhe në këtë moment është goditur disa herë me grushte në fytyrë dhe mbrapa koke.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related