“Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

Data

Gjatë verës, për shkak të lëvizjeve turistike dhe temperaturave të larta, është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me infeksione virale, si të aparatit tretës ashtu edhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë theksoi se ekipet mjekësore janë të angazhuara deri më 30 shtator për përballimin e rasteve të shumta.

“Jemi të angazhuar me ekipet e urgjencës deri më 30 shtator. Sigurisht që janë sëmundjet e stinës ato që janë më të frekuentueshme. Mos të harrojmë këtë vit edhe zjarret që na kanë impenjuar shumë me ekipet tona. Virozat janë prezente gjatë gjithë kohës dhe viruset janë të njëjtat, nuk është se ndryshojnë. Si simptoma, nëse fillojmë nga më e lehta deri te më e rënda, janë të njëjtat, por nëse bëjmë një klasifikim, i ndajmë në viruse të rrugëve të sipërme respiratore, viruse të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive, viruse të aparatit tretës, toksina dhe baktere. Këto janë shkaktarët e gjendjeve të tilla dhe nga statistikat deri në datën 24, ishin 61-62 mijë vizita të kryera, nga të cilat në vend të parë ishin gastroenteritet me rreth 15% të shkaktuara nga viruset dhe respiratoret me rreth 10%”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related