Një numër gjithnjë e më i vogël votuesish po shkon drejt kutive të votimit në atë që ekspertët e quajnë një klimë të dëmshme për demokracinë dhe që i ka rrënjët te mungesa e thellë e besimit te partitë politike.
Në një mot me shi dhe rrugët e përmbytura, qytetarët e Vlorës pothuajse i bojkotuan zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë, ku morën pjesë më pak se 20 mijë votues nga 171 mijë gjithsej ose 12.54 për qind e votuesve.
Edhe pse Vlora njihet historikisht për pjesmarrje të ulët, votimet e së dielës shënuan një minimum historik.
Pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat, ku e ushtruan të drejtën e tyre vetëm 20 për qind e votuesve. Në bashkitë më të vogla, Cërrik, Mat dhe Tepelenë pjesëmarrja ishte krahasimisht më e lartë. Në Cërrik morën pjesë 24.81% e votuesve, në Mat, morën pjesë gati 39.23%, ndërsa në Bashkinë e Tepelenës moën pjesë 34.63% të votuesve.
Një numër gjithmonë e më i vogël votuesish po u jep të zgjedhurve të mazhorancës një diferencë të madhe votash me kandidatët rivalë. Në të pesta bashkitë, kandidatët e Partisë Socialiste fituan me përqindje që variojnë nga 66 në 83%.
Kryeministri Edi Rama ia faturoi pjesëmarrjen e ulët motit me shi dhe “vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen”, por për eskpertë të shoqërisë civile kjo tregon më shumë apatinë politike të zgjedhësve dhe mungesën e besimit tek partitë politike.

“Kjo nuk prodhoi fushatë, vëmendje dhe informim për qytetarët,” argumenton Xhemollari.
Edhe pse vakancat në disa prej bashkive po vijonin prej muajsh, presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve në 1 tetor, pasi qeveria vendosi të shkarkojë kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, i akuzuar për korrupsion.
Zgjedhjet në Tiranë u pezulluan nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që 5 bashkitë e tjera u futën një proces të shpejtë zgjedhor që parashikonte vetëm 1 javë fushatë zyrtarisht.
Koha e shkurtër ishte sipas Skëndajt një arsye shtesë në pjesëmarrjen e ulët në votime, pasi “pamundësoi zhvillimin normal të etapave të procesit parazgjedhor, përfshi këtu ndërgjegjësimin e zgjedhësve…”.
Shpallja e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë që drejtoheshin më parë nga socialistët nuk u prit me ndonjë entuziasëm në Partinë Demokratike, më e madhja në opozitë, që sapo kishte dalë nga një humbje e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Bashkë me parti të tjera opozitare, Partia Demokratike zgjodhi një formulë të patestuar më parë, duke mbështetur kandidatë që shprehën dëshirën për t’u regjistruar si të pavarur, një mbështetje që më shumë mbeti deklarative se sa reale në fushatën në terren të këtyre kandidatëve. Për Rigels Xhemollarin, sjellja e opozitës ndaj kandidatëve të pavarur vetëm sa e dëmtoi alternativën e tyre.
“Opozita me dashje e vrau alternativën e kandidatëve të pavarur, duke i konsideruar ata si rivalë të kandidatëve politikë. Mbështetja e një kandidati nuk është vetëm deklaratë publike, ka nevojë për organizim, financim dhe struktura, për të cilat dyshoj se opozita ua vendosi në dispozicon këtyre kandidatëve,” përfundoi ai.