Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku foli mbi ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën
Shmyhal qetësoi qytetarët ukrainas duke thënë se ushtria i ka aktualisht armatimet dhe mjetet e nevojshme për të mbajtur vijat e para në front pavarësisht pezullimit të ndihmave.
Kryeministri bëri të ditur se Ukraina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara përmes të gjitha kanaleve diplomatike të disponueshme. Ai nënvizoi se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në, e cila do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara akses në depozitat e mineraleve të rralla të Ukrainës.
