Pezullimi i hetimit ndaj Olsi Ramës, Bushati: Edi Rama përcakton kalendarin e SPAK

Data

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se Rama është ai që ka marrë në pushtet SPAK-un, ku hoqi emrin e vëllat të tij Olsi Ramës nga çdo dosje e prokurorisë dhe se Veliajn po e heton jo për vjedhjet me 5D apo inceneratorët por për vjedhje që i ka kryer jashtë makinerisë kriminale të rilindjes.

I ftuar në Syri TV, Bushati foli mbi amnistimin e Olsi Ramës nga SPAK dhe drejtësinë e cila po funksionon me standarte të shumëfishta.

Bushati i pyetur mbi çështjen e Olsi Ramës ka cilësuar se SPAK e fshiu atë nga çdo dosje dhe nuk morëm asnjë përgjigje se pse ky emër u fshi nga çdo dosje e prokurorisë.

Ai cilësoi se Rama është ai që drejton faktet dhe kalendarin e SPAK, çka duket qartazi në informacionet që ky i fundit ka mbi ngjarjet dhe dosjet në SPAK.

Bushati, i pyetur edhe mbi çështjen Veliaj tha se negociatat për këtë çështje janë mbyllur dhe ai nuk po hetohet për vjedhjet e kryera në bashkëpunim me Ramën por për vjedhjet të lejeve të ndërtimin, duke e shitur Veliajn si një hajdut ordiner dhe jo si një pjestarë të makinerisë kriminale të rilindjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related