Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në një studio televizive, tha se pezullimi i fondeve të SHBA-së nuk do të ketë thuajse asnjë ndikim për SPAK dhe sistemin e drejtësisë pasi financimi kryesor vjen nga buxheti i shtetit dhe ky i fundit, veçse është rritur.
Më tej Beqiri tha se në vendin tonë miti i të pandëshkueshmëve është thyer dhe se shqiptarët do të shohin vetëm progres në këtë fushë me ardhjen e administratës Trump.
“Këtu në vendin tonë, nuk ka ndonjë lloj ndikimi, thuajse është i papërfillshëm, do të jetë inekzistent bllokimi i këtyre fondeve për 90 ditë për SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë tek ne sepse këto institucionet tona financohen nga buxheti i shteti. Buxheti i shteti nuk ka ndryshuar, ka qenë në rritje, sidomos për këtë vit. Ndërsa ajo ndjeshmëria do të ishte në gjëra të tjera që faktikisht janë dytësore.
