Përplasjet në seancën plenare/ “Zbaton urdhërat politik që vijnë nga lart”, Boçi nuk përmbahet: Nikollës i duket Parlamenti si parkueri

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar debatet mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme plenare në Parlament.

I ftuar në një emision televiziv, Boçi tha se Lindita Nikolla, në vend që të zbatojë rregulloren e Kuvendit, zbaton urdhërat politik që vijnë nga lart, duke prishur mbarëvajtjen e parlamentit.

“Zonjës Nikolla i duket sikur ndodhet në parkueri dhe jo në sallën e parlamentit ku ka për detyrë të zbatojë një rregullore, gërmë për gërmë dhe të lërë atë hapësirë jetike që i takon opozitës në kryerjen e aktivitetit të saj parlamentar në funksionin e saj si kontrolluese dhe balancuese e pushteteve.

Është gjë që nuk ka ndodhur sepse zonja Nikolla, me ndërhyrjet e saj në bazë të urdhrave politik që ka marrë, ka prishur të gjithë mbarvajtjen e parlamentit “ tha Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related