Këtë të hënë është zhvilluar në Tiranë Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), nën drejtimin e presidentit Bajram Begajt, ku si synim ka bashkëpunimin për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit.
Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila ishte parashikuar të firmosej para fotos familjare. Një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut ka qenë lideri i parë i cili është larguar. Sipas burimeve të mediave, Serbia ka pasur vërejtje dhe rezerva për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët për luftën Rusi-Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Serbia ka pasur kritika edhe për emrin e Kosovës që krahas së cilës sipas saj, duhej në deklaratë duhet të ishte vendosur “fusnote” (*) dhe është larguar pa e firmosur. Ndërkohë, deklarat e përbashkët nuk është firmosur më pas as nga Bosnjë Hercegovina.
Ky fakt është konfirmuar edhe nga presidenti Bajram Begaj në një prononcim për mediat pas përfundimit të Samitit.
