Përplasje në Kuvend: Balla–Noka tensionojnë seancën — “Ju flisni për lepuj, unë për zagarë”, kërkohet përjashtimi i deputetit demokrat

Data

Një incident verbal shpërtheu sot në Kuvend gjatë fjalës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në debatin për Avokatin e Popullit. Ndërsa Balla po fliste, deputeti demokrat Flamur Noka e ndërpreu duke e quajtur “injorant”, çka solli reagimin e menjëhershëm të Ballës.

“Ky zotëria duhet të dalë përjashta. Unë e ndërpres fjalën derisa të dalë ky jashtë,” kërkoi Balla, duke iu drejtuar kryetares së seancës.

Incidenti tensionoi sallën, ndërsa deputetë të tjerë të opozitës dhe mazhorancës vijuan me replika të ashpra.

Balla ironizon opozitën: “Po hyre te lepujt, duhet të flasësh edhe për zagarët”

Para incidentit, Balla kishte kritikuar Partinë Demokratike për kërkesën e saj për të ndryshuar rendin e ditës, duke thënë se asnjë deputet i opozitës nuk dha një argument të qartë pse procesi për Avokatin e Popullit duhej të hiqej nga shqyrtimi.

“Njëri i bie patkoit e tjetri gozhdës. Asnjë s’ka sqaruar pse duhet hequr çështja nga rendi i ditës. Dëgjova batuta e tallje, njëri fliste për lepuj. Por po hyre te lepujt, duhet të flasësh edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari,” tha Balla.

Ai nënkuptoi se brenda opozitës ka figura të cilat, sipas tij, “nxjerrin në pritë” të tjerët për të krijuar tension.

Akuza: “Talleni me Besim Ndregjonin, e dini që ligji nuk e lejon”

Balla akuzoi demokratët se po përdorin si argument kandidaturën e Besim Ndregjonit, duke pretenduar se ata e kanë mbështetur për vite me radhë ndonëse janë të vetëdijshëm se ligji e pengon për shkak të moshës.

“Më vjen keq se talleni me një të persekutuar politik si Besim Ndregjoni. E dini që nuk zgjidhet dot sepse ka mbushur 71 vjeç. Nuk e lejon ligji. Ju talleni me kalanë,” tha ai.

Balla i drejtoi opozitës kritika për keqinterpretim të legjislacionit dhe për sjellje politike që, sipas tij, nuk ka lidhje me respektimin e procedurave parlamentare.

Debatet për Avokatin e Popullit vijojnë të thellohen

Përplasja Balla–Noka është vetëm një prej episodeve të tensionuara të ditës, teksa Kuvendi po përballet me ngërçin e radhës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një proces që kërkon konsensus, por që është shndërruar në përplasje të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related