Përplasja me @rmë në Laç, humb jetën një nga të pl@gosurit (EMRI)

Data

Ditën e sotme,  24 vjeçari Geri Bitri, i cili mbeti i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga plumbat pavarësisht përkujdesjes së mjekëve.

Në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës është edhe Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë në gjendje stabël me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

58-vjeçarja ishte duke shitur qirinj për besimtarët e Kishës së Laçit kur e kapën plumbat. Mbrëmjen e së shtunës policia njoftoi se kishte zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe kishte vënë në pranga dy autorët Klevis Ndreca, 28-vjeç, si dhe Daniel Gjeloshi, 27-vjeç, i cili mbeti dhe i plagosur gjatë përplasjes me armë.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë, janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related