Në një intervistë ekskluzive nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar dokumenta që lidhen me kontratat e inceneratorëve, duke kundërshtuar akuzat e korrupsionit që janë ngritur ndaj tij.
Ai ka pohuar se nuk ka firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës, duke theksuar se nuk ka asnjë nënshkrim të tij në këtë marrëveshje. Ahmetaj ka përmendur gjithashtu që në rastin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, firma e tij nuk figuron në asnjë vendim qeverie, përveçse në Elbasan ku firmën e ka Niko Peleshi, një ministër tjetër i qeverisë.
Ahmetaj ka hedhur poshtë përpjekjet për ta lidhur me inceneratorët, duke i cilësuar ato si akuza të pabaza dhe ka shpërthyer në kritika ndaj SPAK, duke e quajtur këtë agjenci si “udhëtime agjensie” në vend që të merret me hetimet e vërteta. Ahmetaj ka sfiduar akuzat dhe ka kërkuar që ato të çohen në gjykatë për të provuar pafajësinë e tij.
