“Përmbyset makina në aksin Burrel–Klos, plagosen dy vajza”

Data

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacionale Burrel–Klos.

Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura.

Raportohet se ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related