Përfshihet nga zjarri landfilli i mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, flakët po përhapen me shpejtësi

Data

Landfilli i depozitimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure. Shtullunga të mëdha tymi shihen të dalin nga landfilli, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak dhe të temperaturave të larta.

Ekipi zjarrfikës i Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në landfill.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related