Përballja Rama-Farage, si nisi debati dhe çfarë pritet të ndodhë

Data

Një debat i nxehtë u ndez në fundin e qershorit të kaluar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi numrin e shqiptarëve në burgjet britanike dhe thirrjeve të tij për deportime masive. Çështja u kthye në një duel të drejtpërdrejtë me shifra, fakte dhe retorikë politike, duke përfshirë edhe një ftesë për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila së fundmi solli rezultat, me Farage që tha se pas disa javësh do të drekonte me Ramën.

Gjithçka nisi kur Nigel Farage, ish-eurodeputet dhe lider i partisë “Reform UK”, deklaroi publikisht se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burg”, duke e përdorur këtë pretendim si argument për kërkesën e tij që shqiptarët të deportohen. Kjo deklaratë u pasua nga një reagim i menjëhershëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi shifrën si të pavërtetë dhe nën ndikimin e “retorikës post-Brexit”.

Rama i sfidoi deklaratat Farage publikisht në rrjetin social “X”, duke i kërkuar që të sillte fakte reale. Ai deklaroi se, në të vërtetë, raporti i shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar është “më pak se 1 në 100”, duke theksuar se shumë prej tyre përballen me probleme për shkak të një sistemi të tejkaluar vizash dhe emigracioni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related