PD: Rama dhe qeveria e tij të korruptuar, duan të kontrollojnë SPAK-un

Data

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, u shpreh dje në një media se “problemi është Edi Rama dhe qeveria e tij që megjithë korrupsionin që e ka gërryer po “shtrin duart” për të kontrolluar SPAK -un”. “Reforma në Drejtësi është e kërcënuar dhe po ka një gjë të drejtë që po bën Partia Demokratike janë pikërisht propozimet e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur SPAK-un me mjete financiare, me mjete logjistike dhe burime njerëzore, me qëllim që të energjizohet puna e SPAK-ut, të rritet ritmi i punës duke ruajtur cilësinë e standardin dhe duke i shërbyer shtetit të së drejtës. Sot kemi një kryeministër dhe qeveri të korruptuar që ka më shumë ministra e drejtorë më dyert e SPAK-ut se sa në zyrat në shërbim të qytetarëve. Sot duhet të flasim për një kryeministër që duhet minimalisht të japë dorëheqjen sepse duhet të mbajë përgjegjësi për njerëzit dhe bashkëpunëtorët që zgjedh”, deklaroi Jupi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related