PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, priten emërimet në strukturat drejtuese

Data

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00, ku në fokus do të jetë zgjedhja e drejtuesve të rinj të strukturave kryesore të partisë.

Përmes një njoftimi zyrtar drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, bëhet me dije se në rendin e ditës është zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në drejtimin e forcës politike.

Gjatë mbledhjes pritet të zgjidhen Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nënkryetarët e partisë, anëtarët e Sekretariatit, si edhe Komisioni i Apelimit.

Ky takim vjen pas mbledhjes së zhvilluar më 1 korrik, kur Këshilli Kombëtar zgjodhi kryetarin e këtij organi dhe 20 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

“Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!

Së pari, ju falënderoj edhe njëherë për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim për punën tonë të përbashkët.

Ju njoftoj se ditën e mërkurë, më 15 korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me këtë rend dite:

  1. Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë:
  • Sekretari i Përgjithshëm;
  • Nënkryetarët e PD-së;
  • Sekretariati i PD-së;
  • Komisioni i Apelimit të PD-së

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related