Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, teksa u pyet lidhur me padinë penale të ngritur nga PD për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, kryeministrin dhe disa ministra lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, tha se vetëm Kuvendi është sovrani.
Sipas tij, Kuvendi e ka dërguar çështjen në Komisionin e Venecias për të marr një opinion
“Edhe si ministër dhe si deputet i PS çështja është në Komisionin e Venecias, për një opinion sa herë kemi paqartësi në lidhje me një vendimmarrje. Do presim opinionin e Venecias dhe pastaj do të ketë një vendimmarrje të Kuvendit, komisioni, Kuvendi i Shqipërisë është sovrani, mbi Kuvendin nuk mund ti imponohet askush dhe prandaj Kuvendi ka vendosur që ti drejtohet komisionit të Venecias dhe i është thënë kjo është problematika, këto janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, na jepni një opinion”, tha ai.
