Partizani ka rikthyer dominimin në derbin e kryeqytetit, duke mposhtur me superioritet absolut Tiranën dhe duke rikthyer ngjyrën e kuqe në “Air Albania”. Për herë të parë pas vitit 2024, të kuqtë marrin një fitore të pastër, ndërsa bardheblutë fundosin edhe më tej një sezon dramatik që po i çon drejt kapitullimit pa kushte dhe rënies në Kategorinë e Parë.
Derbi zgjati… vetëm 7 minuta. Ky ishte momenti kur Hjumën, mes një përgjumjeje totale të mbrojtjes bardheblu, shënoi me goditjen e parë të Partizanit në portë, duke çarë ekuilibrat e ndeshjes që në nisje. Më pas, Partizani u vendos me qetësi, administrim perfekt dhe goditjen e dytë e dha në momentin ideal.
Partizani dominon, Tirana e pafuqishme dhe e dorëzuar
Tirana nuk dha asnjë reagim të vërtetë. As zëvendësimet, as ndryshimet taktike nuk sollën lëvizje, ndërsa portieri Qirko kaloi një nga pasditet më të qeta të sezonit. Në krahun tjetër, bardheblutë u dukën të shthurur, pa ide, pa personalitet dhe – më alarmante – pa asnjë shenjë se mund të rikthehen.
Në minutën 66’, Skuka – sapo futur në fushë – i dha goditjen përfundimtare Tiranës, duke e çuar rezultatin në 2-0 pas një aksioni të shpejtë, ku gabimi i Metës në mesfushë u kthye në asist për të kuqtë.
Partizani ngjitet në zonën e pretendimeve, Tirana fundoset
Fitorja i afrohet Partizanit zonës së “Top 4”, ndërsa Tirana mbetet e zhytur në fundin e tabelës, duke dhënë sinjale të qarta se sezoni 2025-26 po kthehet në një makth historik.
Nëse bardheblutë vazhdojnë me këtë ritëm, rënia duket pothuajse e pashmangshme.
Rezultati final:
Tirana – Partizani 0-2
7′ Hjumën, 66′ Skuka