“Partitë i kanë hedhur sytë mirë te vota e emigrantëve”- Ish-kreu i KQZ: Mazhoranca do të plotësojë boshllëkun e votave që ka humbur gjatë këtij mandati, PD duhet të…

Data

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume i ftuar në emisionin Log. në News24, është shprehur se partitë politike i kanë hedhur sytë mirë tye vota e emigrantëve, ndërsa thekson se nuk e di se çfarë ndikimi do të ketë ajo në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

Kume tha se vota e disporës nuk u mundësua në 2021 sepse mazhoranca nuk donte, ndërsa tani, sipas tij, partia në pushtet e bëri të mundur sepse do të rifitojë votat që ka humbur gjatë mandatit të tretë.

Për Partinë Demokratike, Kume tha se nuk duhet ta marrë të mirëqenë votën e emigrantëve, me idenë që ata do të votojnë PD sepse kanë ikur nga vendi nga keqqeverisja e Ramës.

“Nuk e gjej dot sesi do të ndikojë vota e emigrantëve. Por ta them me bindje të plotë se i kanë hedhur sytë mirë te votat e shtetasve emigrantëve, veçanërisht PS, duke vlerësuar në vlerësimin e saj elektoral, faktin që atë çfarë ka humbur dhe i ka rrjedhur gjatë qeverisjes, ta rikuperojë me votat që ka humbur brenda.

Pse u bë tani? Në 2021 nuk u bë sepse mazhoranca nuk donte, ndërsa tani e bën sepse do të plotësojë boshllëkun e votës që i ka rrjedhur gjatë qeverisjes së mandatit. Një pjesë e madhe janë votat e tyre që herë votojnë njërën palë, herë tjetrën.

 Nëse PD mendon kështu, se e kanë të sigurt se do të marrin votat, s’kanë për të marrë asgjë. Por do t’i përgjigjen me aksion politik”, tha Kume.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related