Partia e Lirisë dhe Rithemelimi sfidojnë amerikanët dhe i shpallin luftë SPAK-ut, paralajmërojnë se do të asgjësojnë Reformën në Drejtësi

Data

Pas arritjes së pazarit me Partinë Socialiste për Amnistinë Penale, Partia e Lirisë dhe Rithemelimi kanë sfiduar amerikanët dhe kanë kërcënuar hapur Prokurorinë e Posaçme (SPAK).  Fillimisht ka qenë nënkryetari i Rithemelimit, Flamur Noka, i cili ka shpërthyer në sulme ndaj SPAK-ut, duke treguar qartë se Reforma në Drejtësi iu ka futur frikën, aq sa berishistët i ka pllakosur terrori i drejtësisë deri në dhëmbë. Gjatë një debati televiziv, deputeti Noka ka kaluar në akuza të rënda, duke thënë në një deklaratë të fortë se do të shkrijmë SPAK-un kur të vijmë në pushtet. “Keni marrë porosi që të merreni me amnistinë, që 5D të mos përmendet, që Xibraka mos përmendet, ktheu bisedës këtu se këto janë hallet e shqiptarëve. SPAK-u është organizatë kriminale. E kam sulmuar dhe vazhdoj ta sulmoj pa pushim. Duhet riformuar. SPAK-un do ta shkrijmë kur të vijmë në pushtet”, shprehet Noka.

Reagimi i Metës

Ndërkohë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar dje ashpër ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, duke thënë se “do i hedhë në koshin e plehrave të historisë”. Reagimi i Metës vjen pas deklaratës së kryetarit të SPAK, Altin Dumani, i cili tha gjatë prezantimit të raportit se gjykata vendos atë çfarë i kërkojnë prokurorët. Më pas, SPAK reagoi duke thënë se deklarata ishte shtrembëruar nga disa media, ndërsa Dumani mesa duket po fliste për atë që quhet “përqindja e dënimit” dhe që në vende si SHBA, Japoni dhe Britani shkon deri në 95%. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta, po ashtu edhe Petrit Vasili, sulmojnë kreun e SPAK, ndërsa ish-presidenti thotë se “Ramaformën” duke iu referuar reformës në drejtësi, do e “flakë përgjithmonë në Lanë”. “Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me “Dvoranët” e saj të shtrydhur dhe të keqpërdorur. Kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të MBRETËROJË përgjithmonë! Projekti i “Rilindjes” për “1 milionë shqiptarë” ndalon shumë shpejt dhe projekti i Partisë të Lirisë për “mbi 4 milionë shqiptarë të vërtetë në 2044” është i pakthyeshëm dhe i sigurtë. Kushtetuta do të rikthehet te votimi unanim me 140 vota sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Prokuroria me 69 vota dhe betim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Lana do të flaket në Lanë përgjithmonë”, shkroi Meta.

Reagimi i Vasilit

Ndërkaq edhe deputeti i Partisë Lirisë, Petrit Vasili, ka një ndarë dje në rrjetin e tij social një video, shkëputur nga deklarata e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të cilën e quan një provë dhe dëshmi shokuese dhe shumë tronditëse e drejtësisë totalisht të kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojën e vet. “Gjykata vetem noterizuese e poshteruar e SPAK-ut! Kjo deklarate, qe shihni ne VIDEO, me ze dhe figure, eshte prove dhe deshmi shokuese dhe shume tronditese e Drejtesise totalisht te kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojen e vete ketyre. Ramaforma krijoi Gjykata, qe nuk gjykojne ne menyre ta paanshme, por qe vetem noterizojne ne menyre te turpshme çdo vendim te SPAK. Ramaforma krijoi Drejtesi me regji, qe s’ka asnje lidhje me ligjin dhe barazine perpara ligjit te te gjithe qytetareve. Ramaforma krijoi Drejtesine e turpit ku SPAKU eshte si hetuesia e komunizmit dhe Gjykata Speciale si Gjyqet Popullore ku vendoste Partia dhe jo ligji duke pushkatuar kundershtaret se thoshin te verteten. Ramaforma krijoi Drejtesine e bedelëve, qe bejne sikur hetohen per te mos hetuar korrupsionin kriminal te Rames dhe Veliajt. Ramaforma krijoi Drejtesine, qe garanton vetem pandeshkueshmerine grabitjes se miliarda euro te Rames dhe Veliajt. Sikter nje Drejtesi e tille dhe harram qindra milion euro per kete Drejtesi rrecke, qe qelbet ere rilindje”, shkroi Vasili.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related