Partia Demokratike ankimon në Gjykatën Kushtetuese refuzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe investimet rrugore

Data

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit që refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare: një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe një tjetër për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas opozitës, kërkesa është firmosur nga 46 deputetë dhe argumenton se vendimi i Kuvendit cenon të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare për të ushtruar funksionin e kontrollit ndaj ekzekutivit.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike pretendon se komisionet hetimore përbëjnë një nga mekanizmat kryesorë të transparencës, mbikëqyrjes parlamentare dhe llogaridhënies së institucioneve publike. Sipas saj, refuzimi i ngritjes së tyre bie ndesh me parimet kushtetuese dhe kufizon rolin mbikëqyrës të opozitës në Kuvend.

Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë pranueshmërinë e kërkesës dhe më pas të vendosë nëse vendimi i Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related