Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj.
Pjesa tjetër rikthehen për të vazhduar jetën parlamentare.
Nga një hulumtim i Top Channel, në jetëshkrimet e atyre që do të ulen në parlamentin e ri, sikurse edhe në legjislaturat e shkuara profesionet më dominuese të deputetëve të dalë nga 11 Maji, janë ato të ekonomistëve dhe juristëve.
31 është edhe numri deputetëve të rinj që kanë studiuar ekonomi – financë dhe administrim biznesi.
Në krah të njeriut të shifrave dhe gazetarisë në parlament Erion Braçe do të jetë edhe ekonomisti tepelenas Tërmet Peçi, bashkë me dy socialistët e tjerë fitues Ceno Klosi dhe Petrit Malajn.
