Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron për luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, Antonio Guterres: “Pasoja dramatike globale”

Data

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin për një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të përfshijë të gjithë rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe rikthim në dialog.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në të gjithë globin,” u shpreh ai.

Guterres theksoi se konflikti tashmë po ndikon rëndë në ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve, ndërsa situata është bërë edhe më kritike për shkak të bllokimit të Ngushtica e Hormuzit.

Sipas tij, vendet më të varfra dhe më të prekshme janë ato që po ndjejnë më shumë pasojat e krizës.

Ai bëri apel të drejtpërdrejtë:

Gjithashtu, shefi i OKB-së theksoi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës civile, përfshirë objektet bërthamore, duke paralajmëruar për rreziqe të mëdha nëse ato goditen.

Mesazhi i tij ishte i qartë: zgjidhja duhet të vijë përmes mjeteve paqësore, për të shmangur një krizë me pasoja të pakthyeshme në shkallë globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related