“Opozita dh*noi qytetarët duke bllokuar rrugët”/ Nuk përmbahet Çupi: Nën ‘ballkonin’ e Berishës, po degradohet çdo ditë

Data

Analisti Frrok Çupi thotë opozita dhunoi qytetarët duke bllokuar disa nga akset kryesore në vend. Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Çupi u shpreh se me Sali Berishën nën “arrest shtëpie”, opozita po degradohet çdo ditë.

“Për të treguar se nën ballkonin e tij, opozita po degradon çdo ditë. Sot është dita e fundit e dekadencës, sepse tentoi sot opozita të dalë nga një lloj dhune që e ka shoqëruar gjithë jetën e vet dhe si duket, nën influencën e disa elementëve të tjerë, tentuan të përdorin një dhunë tjetër. Sot, ata dhunuan qytetarët, iu morën lirinë, të drejtën për të lëvizur. I çorientuan njerëzit, i nervozuan. Një opozitë që dhunon qytetarët e vet. Është vërtet një çudi, ka kohë në degradim.

Sa dëme të mëdha i kanë shkaktuar këtij vendi, ka një urrejtje te njerëzit. Prapë janë disa njerëz që i shkojnë nga mbrapa. Janë kategori të caktuar njerëzish, për disa arsye, e bëjnë sepse janë të korruptuar. Partia Demokratike qysh prej kohësh, nuk ka ekzistuar si parti politike. Thjesht shërbeu si një trap për të kaluar lumin. Kjo e ka nxjerrë Partinë Demokratike nga funksionet politike, është peng i vetes së vet.”, theksoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related