Opozita dhe zgjedhjet e 11 majit, Sula: Berisha dhe PD nuk ushtrojnë presion, por diaspora duhet të bëjë detyrën e saj

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar situatën politike dhe strategjinë e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sula i ftuar në programin e drekës në një studio televizive, tha se angazhimi i diasporës është një faktor kyç për suksesin e opozitës, ndërkohë thekson se nuk ka pasur asnjë presion për përfshirjen e tyre.

Sula gjithashtu u shpreh i bindur se vota e diasporës do të përmbysë ekuilibrat politikë në favor të opozitës. Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Sula theksoi rëndësinë e një liste të fortë dhe përfaqësuese. Ai vuri në dukje gjithashtu rolin e aleatëve historikë të PD si Fatmir Mediu dhe Agron Duka, duke theksuar se bashkëpunimi me ta është i domosdoshëm për suksesin e opozitës.

“Berisha dhe kryesia e PD nuk kanë vënë askënd nën presion për t’u angazhuar me diasporën, sepse kjo varet edhe nga financat individuale. Por kushdo që ka lidhje me opozitën duhet të bëjë detyrën e vet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related