Ish-kryeministri Sali Berisha, nga banesa e tij ku ndodhet në arrest shtëpie, ka komentuar përpara mbështetësve të tij operacionin e SPAK.
Berisha tha se janë paguar qese me para që të njoftohej Arben Ndoka e që të arratisej nga Shqipëria.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit.
Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij serial killer, dje bëri bllofin e radhës.
