Ola Xama nxjerr shifrat: Në Tiranë janë 52.871 shtëpi bosh, do duhen 45 vjet që të mbushen me banorë

Data

Gazetarja Ola Xama ka publikuar shifrat e Censit të vitit 2023, për godinat e banimit, sipas të cilave rezulton se në qarkun Tiranë janë 85.457 shtëpi të pabanuara, ndërsa në bashkinë Tiranë janë 52.871 shtëpi.

Xama është autorja e një investigimi të vitit të kaluar, sipas të cilit rezultoi se më shumë se 51 mijë shtëpi në kryeqytet ishin të pabanuara, duke parë faturat e energjisë që deklaroheshin 0 lekë.

Gazetarja Ola Xama e konsideron këtë si një krim ekonomik, mjedisor dhe social i cili duhet ndaluar, sepse sikur të mos ketë më ndërtime të reja, vetëm që të mbushen 52.871 banesat që janë bosh dhe ritmi i rritjes së popullsisë të mbetet i pandryshuar, do të duhen 45 vjet.

Reagimi i plotë i gazetares Ola Xama:

“Sipas të dhënave të sapo publikuara të Censusit 2023 në nivel qarku dhe bashkie, rezulton se në qarkun Tiranë janë 85 457 shtëpi të pabanuara, ndërsa në bashkinë Tiranë janë 52 871 shtëpi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related