Numri i punonjësve ka rënë me 60%, si do të ndryshojë tregu i ‘Call Center’ në Shqipëri?

Data

Gjatë 2025, tregu i operatorëve call center pritet të zgjerohet me hyrje të reja të kompanive.

Lorenc Goga, njohës i sektorit call center, parashikon se në vend do të vijojnë të vijnë kompani italiane të reja call center, pasi është krijuar një fuqi punëtore profesionale italishtfolëse.

“Pavarësisht se numri i të rinjve që flasin dhe zotërojnë gjuhën italiane është ulur ndjeshëm krahasuar me numrin e lartë të të rinjve të brezit të viteve ’90 që flisnin shumë mirë italisht, në vend është krijuar një klasë e punëtorëve profesionistë të gjuhës italiane.

Duke qenë se shërbimi call center dhe gjuhë italiane është një binom i pandarë, gjetja e këtyre punonjësve në Shqipëri vijon të tërheqë kompanitë italiane për investime.

Pra nuk është më kostoja më e lirë e krahut të punës që tërheq për investime në sektorin call center, por konkurrueshmëria me aftësitë profesionale të punonjësve”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related