Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po shkon drejt fundit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar mbi 95 për qind e votave preferenciale.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind e afro 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Fituesja e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar shumicën e mandateve në Kuvend.
Kandidatët më të votuar sipas partive
Lëvizja Vetëvendosje
•Albin Kurti – 333.411 vota
•Glauk Konjufca – 257.977 vota
•Hekuran Murati – 135.824 vota
•Albulena Haxhiu – 135.674 vota
•Donika Gërvalla – 120.991 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
•Bedri Hamza – 147.791 vota
•Arian Tahiri – 65.111 vota
•Përparim Gruda – 59.613 vota
•Uran Ismaili – 49.645 vota
•Sala Jashari – 43.602 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
•Lumir Abdixhiku – 76.612 vota
•Hykmete Bajrami – 47.982 vota
•Ukë Rugova – 42.100 vota
•Avdullah Hoti – 37.914 vota
•Doarsa Kica Xhelili – 37.206 vota
Lista Serbe
•Sllavko Simiç – 22.186 vota
•Igor Simiç – 21.041 vota
•Liljana Stefanoviç – 20.436 vota
•Millan Kostiç – 17.203 vota
•Nemanja Bishevac – 16.903 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
•Ramush Haradinaj – 39.488 vota
•Daut Haradinaj – 23.571 vota
•Besnik Tahiri – 23.441 vota
•Bekë Berisha – 17.245 vota
•Agim Çeku – 16.040 vota
Shpërndarja paraprake e mandateve
•Lëvizja Vetëvendosje: 56 mandate
•PDK: 23 mandate
•LDK: 15 mandate
•Lista Serbe: 9 mandate
•AAK: 6 mandate
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili ka thyer rekordin e mëparshëm të votave individuale, duke u konfirmuar si kandidati më i mbështetur në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend. Numërimi përfundimtar pritet të konfirmojë nëse ky rekord do të thellohet edhe më tej.
