Kreu i grupit të socialistëve, Niko Peleshi ka kritikuar kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane Jorida Tabakun për deklaratat politike në nisje të mbledhjes.
Peleshi i është drejtuar Tabakut duke i thënë se nuk është aspak qytetare që të merret peng mikrofoni dhe të injorohen procedurat në një ditë të rëndësishme ku do të flitej për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ta fillosh një mbledhje pa e deklaruar të hapur, pa parë nëse ka kuorum ose nëse s’ka, pa njoftuar se çfarë kemi në diskutim, të shfrytëzosh këtë mikrofon për të bërë deklarata, është shumë politike por nuk është qytetare.
Kjo deklaratë politike do t’ju lutesha qytetarisht të paktën këtu jo, të mos kemi marrje peng të mikrofonit dhe të vazhdojmë me deklarata politike duke injoruar atë që pritet sot nga ne. Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Procedura ishte totalisht e nëpërkëmbur”, u shpreh Peleshi.
