“Nuk e ka penguar askush për të rritur pensionet”/ Meta: Rama po poshtëron të moshuarit

Data

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia përmes një postimi në Facebook, lidhur me situatën e pensioneve në vend.

Meta thotë se kryeministrin Edi Rama gjatë këtyre 11 viteve në pushtet nuk e ka penguar askush për të rritur pensionet. Ai tha se indeksimi me 4.1 % i pensioneve është një tallje dhe poshtërim që kryeministri Rama i bën të moshuarve.

Qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 9,546 lekë dhe në zonat rurale në 5,752 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike“, shkruan Meta.

Ish-Presidenti shtoi gjithashtu se nëse Partia e Lirisë vjen në pushtet, do të bëjë të mundur dyfishimin e pensioneve dhe arritjen e standarteve të vendeve europiane në këtë aspekt.

Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet.

Në 11 vite në pushtet ai i varfëroi gjithmonë edhe më shumë pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Pilulat elektorale të indeksimit të pensionit në masën 4.1% dhe “bonusit të fundvitit” nuk janë gjë tjetër veçse tallje e pashpirt dhe poshtërimi më i madh që ai u bën 791 mijë pensionistëve të të gjitha kategorive.

Nuk ka tregues më të vërtetë se sa pensionet për të kuptuar batërdinë që Edi Rama dhe “Rilindja” kanë bërë me taksat e shqiptarëve, veçanërisht duke thelluar borxhin publik jo për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve por për të vijuar pagesat për PPP-të dhe koncensionet korruptive, pra për të vjedhur me inceneratorët, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë.

Qeveria do të duhej të rriste nivelin e pensioneve të paktën 9.4% apo të barabartë me nivelin e inflacionit për artikujt ushqimorë për të mos lejuar përkeqësimin e kostos së jetesës dhe mbi këtë indeksim dhe një rritje reale për të përfituar dhe kjo shtresë nga rritja ekonomike në masën 3.4% për vitin 2023.

Qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 9,546 lekë dhe në zonat rurale në 5,752 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related