Ish-prokurori Eugent Beçi, i ftuar në një emision televiziv duke komentuar kontrollin e banesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se është shumë i rëndësishëm hetimi pasuror i kryebashkiakut.
Sipas Beçit, Ligji Antimafia detyron që çdo hetim të përfshijë një verifikim të pasurisë, dhe nëse dëshmohen të ardhura të paligjshme, mund të ndodhin sekuestro ose konfiskim pasurie.
Beçi tha se se për të justifikuar veprime të tilla, duhet të paraqiten dyshime të arsyeshme për veprimtari kriminale dhe për burimet e pasurisë. Ai ka theksuar se, megjithatë, ligji antimafia nuk parashikon masa sigurimi personal për individët që janë objekt i kontrollit të banesës, duke i referuar rregullave të Kodit të Procedurës Penale për masa të tilla.
“Dy elementë shumë të rëndësishëm, si është bërë kontrolli i banesës dhe personave të lidhur me Veliajn dhe statusi i çështjeve penale. Ligji antimafia të detyron të bëhet hetim pasuror.
Në rast se është e vërtetë çka relatohet nga Prokuroria e Posaçme dhe nga media dhe nga vetë gazetarët që janë pranë Prokurorisë së Posaçme atëherë hetimi pasuror do sjellë maksimalisht sekuestro ose konfiskim të një pasurie që rrjedh nga një veprimtari kriminale.
