Një shqiptar zgjidhjet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi: Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona

Data

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi me 76 vota “pro” për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Afrim Gashi nga koalicioni VLE

“Kundër” votuan vetëm gjashtë deputetët e së Majtës, ndërsa deputetët e Frontit Evropian braktisën sallën e Kuvendit.

Ish-kryetari i Alternativës, pjesë e VLEN-it, Afrim Gashi, është propozuar për kryetar të Kuvendit me firmat e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM

Menjëherë pas zgjedhjes, me anë të një postimi në Facebook, Gashi tha se do vazhdojnë të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve.

“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve. Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë”, shkroi ai ne Facebook pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related