Një “opinion” i gjyqtarit Dhimitër Lara mund të hedh në erë “gjyqin e inceneratorëve”

Data

Për Gjykatën e Lartë, është i pavend opinioni i shprehur nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Dhimitër Lara, i cili, gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit për personat e dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës, ka shprehur konsideratën se ata duhet të hetohen si “grup i strukturuar kriminal”.

Sipas Gjykatës së Lartë, vlerësimi mbi akuzën jepet nga gjyqtari i seancës paraprake, në momentin kur Prokuroria dërgon çështjen për gjykim. Ndërkohë që opinionet e dhëna nga gjyqtarët gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit, pra kur çështja është ende nën hetim, janë të palejueshme sipas Kodit të Procedurës Penale.

Në Dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesat e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për caktimin e masave të sigurimit për disa zyrtarë e ish-zyrtarë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korruspsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim gjatë procedurave për miratimin e kontratës koncesionare me kosto paraprake 128 milionë euro për ndërtimin e landfillit të Sharrës, në Tiranë.

Në 27 Janar 2024, Gjykata e Apelit të Posaçëm, në përgjithësi, la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related