Niko Peleshi përplaset me Ulsi Manja në Kuvend: “Unë nuk jam Niko, do të flasësh kur të vijë radha”

Data

Një moment tensioni dhe batute institucionale u regjistrua gjatë seancës plenare në Kuvend mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Pas përfundimit të fjalës së kreut të opozitës, Sali Berisha, Manja kërkoi fjalën për procedurë, por Peleshi refuzoi t’ia jepte, duke argumentuar se seanca po zhvillohej me minutazh të përcaktuar.

“Nuk ka fjalë për procedurë se jemi me minutazh të caktuar. Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të përcaktuar. Në orën 16:30 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet,” deklaroi Peleshi nga drejtimi i seancës.

Në vijim, Manja iu drejtua kryeparlamentarit në mënyrë konfidenciale me thirrjen “O Niko!”, çka solli reagimin e menjëhershëm të Peleshit.

“Unë nuk jam Niko! Ju lutem! Do të flasësh kur të vijë radha!” iu përgjigj prerazi ai.

Pas këtij shkëmbimi, deputetët e opozitës reaguan me duartrokitje në sallën e Kuvendit, duke e shoqëruar momentin me reagime ironike dhe humoristike.

Episodi u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të seancës parlamentare, e cila gjatë gjithë ditës është shoqëruar me debate të forta politike mbi integrimin europian, raportin e IBAR-it dhe mungesën e kryeministrit Edi Rama në sallë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related