Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, Berisha kërkon destabilizimin e Shqipërisë, ja si ish-kryeministri është vendosur…

Data

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe jovetëm. Në një kohë kur stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë, zoti Spartak Ngjela ka zbuluar prapaskenat e rrezikshme që përfshijnë ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Ngjelës, Berisha po përpiqet të destabilizojë Shqipërinë dhe, për më tepër, ka krijuar lidhje me interesat e serbëve dhe rusëve. Më tej gjatë intervistës për “Top Channel”, Spartak Ngjela, i cili gjithashtu është një analist politik dhe jurist i njohur, argumenton se këto veprime kanë potencialin të shkaktojnë trazira të mëdha në rajon.

-Avokat, si e patë protestën, tensionin, ndërhyrjen e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Kuvend të enjten që sapo shkoi?

Nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Shteti është shtet. Këta bëjnë gabim, nuk e mundin dot shtetin. Shteti demokratik mundet vetëm më votë. Gjithë të tjerat i jep shtetit të ushtrojë dhunë. Ata dhunë do të ushtrojnë, nuk kanë ça bëjnë. Njëherë për njëherë po merren me procese penale, janë drejtë penalizimit të tërë sepse shkelin ligjin. Këto nuk të sjellin në pushtet por të humbasin karakterin e votës. Bëjnë këto veprime pasi kërkojnë destabilizim.

-Kujt i shërben i gjithë ky aksion?

Kundërshtarëve të Shqipërisë iu shërben, Beogradit i shërben por këto janë naiv.

-Në çfarë kuptimi?

Sali Berisha kërkon destabilizimin e Shqipërisë e si e tillë krijon mundësinë për rikrijimin përsëri nga e para, të eliminimit ose të fshirjes së territoreve shqiptare ashtu siç kanë qenë. Janë dy shtete shqiptare. Të dy shtetet shqiptare luftojnë që të jenë të destabilizuar, edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Maqedoninë e Veriut e kanë lënë të qetë por edhe atje duan të shkaktojnë tensione. Në të tre shtetet, serbët e rusët duan të shkaktojnë tension.

-Doni të thoni që e gjithë kjo po përdoret nga Beogradi e gjithë kjo?

Po nga Moska dhe Beogradi për të krijuar destabilizim të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor pasi që iu intereson atyre por harrojnë se ka një ngërç të madh, se Shqipëria është në NATO. Fakti që Shqipëria është në NATO, këtë mbrojtje ka bërë dhe Kosova. Por ndërkohë Kosova ka trupa të KFOR-it brenda saj. Pra, Kosova mbrohet nga KFOR-i ndërsa Shqipëria nga NATO.

-Pra po thoni se ka një pakt ndërmjet liderit demokrat dhe Beogradit zyrtar për të krijuar destabilitet në Shqipëri e nga ana tjetër edhe për të siguruar vendet e tij si një opozitë e konsoliduar duke qenë se i vetmi qëllim është se nuk është që të vij në pushtet?

Destabilizim i intereson dhe ardhjen në pushtet nuk e bën dot pa destabilizim sepse nuk ka vota. Kanë dalë sondazhet dhe vetëm 18% janë ato dhe janë shumë keq me sondazhet. Kjo është analizë politike dhe jo analizë faktike e duke menduar që nuk ka vota, atëherë Berisha thotë se dua të krijoj një destabilizim, që me anë të këtij destabilizimi të dalim nga e para dhe të krijojmë një qeveri teknike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related