Nga miq në armiq! Degradon debati mes Aldos dhe Eglit: Interesaxhie, e hodhe Xumin në gropë

Data

Aldo dhe Egli kanë patur një debat të ashpër gjatë ditës së sotme me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë Gjesti. Dyshja më parë ishin shumë miq të mirë së bashku pasi njiheshin dhe nga jashtë, por me ardhjen e Gjestit, shumë raporte u trazuan brenda Big Brotherit.

Aldo e ka akuzuar Eglin se ndryshoi totalisht sjellje kundrejt tij në momentet që në shtëpi kanë ardhur dronat për Gjestin dhe sipas tij, kjo e bëri Eglin të afrohej më shumë me këngëtarin.

Zanafilla e debatit të tyre është një moment kur Gjesti është shprehur se Eglin e ka dashnore. Aldo ka shkruar tek Egli dhe i ka thënë “E dëgjove se çfarë tha ai?” Kjo është marrë si diçka tendecioze nga ana e Eglit, e cila ka thënë që Gjesti nuk e di kuptimin e keq të asaj fjale.

Ndër të tjera Aldo është shprehur dhe kundër nominimit që Egli ka bërë ku nxorri veten dhe Xumin në televotim dhe ky i fundit la garën përfundimisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related