Nga mbështetja e viktimave të trafikimit e dhunës në familje, te adresimi i çështjeve të mjedisit dhe ato të dezinformimit, i ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në Vlorë, zbardhen detaje nga takimet e tij

Data

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner dhe stafi i ambasadës udhëtuan në Vlorë këtë të premte për të vizituar Këndin Amerikan, ku u takuan me udhëheqës të rinj të përfshirë në programe STEM dhe kundër dezinformimit, mësimin e gjuhës angleze dhe aktivizmin për çështjet mjedisore. Ai pati gjithashtu mundësinë të shihte rezultatet e nismës “AI for Good”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të adresuar nevojat e komunitetit lokal, si dhe iu bashkua Klubit të Ambasadorëve të Natyrës Vlorë në plazhin e pyllit të Sodës për të mësuar rreth përpjekjeve të tyre në mbrojtjen e mjedisit. Gjatë qëndrimit në Vlorë, diplomati Wisner u takua me zyrtarë nga Qendra Psiko-Sociale Vatra të mbështetur nga ambasada, e cila ofron shërbime të rëndësishme për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje. “ I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe stafi i ambasadës udhëtuan në Vlorë këtë të premte për të vizituar Këndin Amerikan, ku u takuan me udhëheqës të rinj të përfshirë në programe STEM dhe kundër dezinformimit, mësimin e gjuhës angleze dhe aktivizmin për çështjet mjedisore. Ai pati gjithashtu mundësinë të shihte rezultatet e nismës “AI for Good”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të adresuar nevojat e komunitetit lokal, si dhe iu bashkua Klubit të Ambasadorëve të Natyrës Vlorë në plazhin e pyllit të Sodës për të mësuar rreth përpjekjeve të tyre në mbrojtjen e mjedisit. Gjatë qëndrimit në Vlorë, z. Wisner u takua me zyrtarë nga Qendra Psiko-Sociale Vatra të mbështetur nga ambasada, e cila ofron shërbime të rëndësishme për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje. Ai u takua gjithashtu me kryebashkiakun Ermal Dredha si dhe me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj për të ritheksuar rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës drejt objektivit të reformës në drejtësi, si dhe partneriteteve për përmirësimin e përpjekjeve vendore për zbatimin e ligjit”, njoftoi dje ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related