Sot mora shkas të shkruaj nga “dita ndërkombëtare e grave” më 8 mars dhe gjithashtu nga postimi i kryeministrit për femrat shqiptare ku thoshte:
“Nuk ka lule që ua merr nurin grave të sakrificës.”
Po, jeni ju si qeveri ,që po i lëndoni, po i varfëroni,po i poshtroni dhe po i dhunoni si baballarët tuaj që vranë për 50 vite 450 gra, burgosen 7367 gra dhe internuan 10792.
Që nuk kërkuan asnjëherë falje për ato krime.
Nga kjo sakrificë e femrës shqiptare duhet të frymëzohemi ne rinia, e nga frymëzimi të nxjerrim guximin që të ndalojmë këtë regjim.
Është e rëndësishme të reflektojmë për historinë dhe të drejtat e grave.
Është koha që të gjithë të bashkohen dhe të luftojnë për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjitha gratë,por jo vetëm po për të gjithë shoqerine shqiptare.
