Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një nënë ka denoncuar djalin e saj 22-vjeçar për dhunë në familje. Sipas kallëzimit, pas paraqitjes së saj në polici, i riu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, duke përshkallëzuar konfliktin familjar.
Më pas, ai ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende me vlerë brenda shtëpisë dhe ka marrë motomjetin në pronësi të babait të tij. Sjellja agresive dhe veprimet kriminale të të riut kanë detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
Policia bëri të ditur se specialistët e Hetimit të Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, i cili tashmë do të përballet me akuzat për dhunë në familje, dëmtim prone dhe vjedhje. Hetimet për rastin vijojnë.