Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë shtetasi turk i dënuar me mbi 3 vite burg

Data

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul” për arrestimin e Hasan Ozcan, banues në Tiranë.

Shtetasi turk u lokalizua në Unazë të Re, ndërsa është bërë edhe arrestimi i tij me qëllim dorëzimin drejtësisë turke për vuajtjen e dënimit pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, i dha 3 vite e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related