Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese

Data

Maria, një shitëse rreth të gjashtëdhjetave e një dyqani ushqimor në qendër të fshatit Gjadër në Lezhë thotë se që kur italianët filluan punën për ndërtimin e kampit të refugjatëve, xhiroja në dyqanin e saj është dyfishuar

“Kam shitur vetëm për një ditë 200 shishe me ujë, kur në kushte normale, ato s’i shisja as për tre muaj”, thotë gruaja, e kënaqur si po shkojnë punët në ditët e fundit.

I mpakur prej vitesh nga emigracioni masiv, fshati i Gjadrit është gjallëruar së fundmi nga prania e rreth 150 punëtorëve dhe dhjetra karabinierëve që po punojnë për ngritjen e kampit të refugjatëve pas marrëveshjes kontroverse mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni nëntorin e vitit të kaluar.

Marrëveshja është kundërshtuar gjerësisht nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe komuniteti i zonës, por tashmë një pjesë e banorëve si Maria po shpresojnë se kampi mund të jetë një mundësi e mirë ekonomike për ta.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në portin e Shëngjinit dhe një kampi të mbyllur në Gjadër për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut që kapen në detin Mesdhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related