Ndryshimet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore/ Eksperti jep detajet: Për gratë pritet që pensionet të shtyhen…

Data

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në gjykatë edhe një organizatë për pensionistët, të quajtur “Thinjat”.

Hoxha foli në lidhje me ndryshimet ligjore që janë paralajmëruar të bëhen në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndërsa sqaroi se qëllimi i tyre është mbushja e hendekut mes skemës së sigurimeve shoqërore dhe shpenzimeve për pagimin e pensioneve. Eksperti vuri theksin tek fakti që për gratë synohet që çdo vit të shtyhet pensionin me katër muaj, jo me dy muaj sa ç’është aktualisht, gjë që prek interesin e qytetarëve.

“Ndryshimet për Sigurimet Shoqërore, do të bëhen me mendimin që të përmirësohet në funksion të mbylljes së gropës mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Duhet pasur parasysh që ndryshimet e ligjit janë vetëm për këtë apo ka edhe interesa të tjera të qytetarëve. Për mendimin tim ka një përkeqësim të interesave të qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related