NATO dhe vendet aleate duhet të ndërtojmë nivele të larta besimi”, ministri Hasani: Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut

Data

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Konferencën e Vjenës “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila u organizuar nga Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Konferenca pati në fokus nevojën për rregullim në lidhje me rritjen e autonomisë së armëve përmes përdorimit të inteligjencës artificiale. Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për të diskutuar ecurinë lidhur me këtë temë kaq aktuale dhe sfidat që ajo përcjell.

Kryediplomati shqiptar nënvizoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mbështet përdorimin e sistemit autonom të armëve, vetëm mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. “Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut’’.

Besimi është kyç në shfrytëzimin e sistemeve autonome. NATO dhe vendet aleate duhet të ndërtojmë nivele të larta besimi si në teknologji, operacionalitet mbi të gjitha besim në publik”, theksoi Ministri Hasani në ndërhyrjen e tij.

Në vitin 2023, Shqipëria ka mbështetur dhe bashkë sponsorizuar Rezolutën 78/241 “Për sistemin autonom të armëve vdekjeprurëse”, të propozuar nga Austria dhe të miratuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related