Myrto Uzuni shpërthen pas kritikëve për videon virale: “Kam nisur nga zero, sot u siguroj familjes të ardhmen!”

Data

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve pas videos që u bë virale nga dasma e motrës së tij, ku ai shihej duke hedhur para mbi çiftin gjatë festës. Ndërsa për shumëkënd ishte një moment i zakonshëm gëzimi, në rrjetet sociale nuk munguan komentet negative dhe ofenduese.

Uzuni, i cili rrallë reagon publikisht për çështje të tilla, ka shpërthyer këtë herë përmes një mesazhi të gjatë në Instagram. Ai e cilësoi videon si një emocion të pastër familjar, të keqinterpretuar nga njerëz që sipas tij “kanë xhelozi”.

Reagimi i Uzunit

“Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot ia kam siguruar familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit!”, shkroi ai.

Sulmuesi kujtoi sakrificat e rrugës së tij drejt suksesit, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën se si ai feston gëzimet familjare.

“Nuk i shpenzova lekët në diskoteka duke hapur shishe. Çfarëdo që të bësh, dikush do komentojë. Unë thjesht bëra atë që ndjeva”, vijoi Uzuni.

Mesazhi për mbështetësit

Në fund, futbollisti falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe që kanë respektuar emocionin e tij dhe të familjes:

“Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related