“Mungojnë zgjedhjet e lira”/ Takimi i IDU, Vokshi: Qeveria e Ramës presion votuesve

Data

Deputetja dhe presidentja e Forumit të Gruas të PD-së, Albana Vokshi në fjalën e saj në takimin Bashkimit Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) në Uashington, ka deklaruar se gjendja e demokracisë në Shqipëri është alarmante.

Vokshi tha se në Shqipëri mungojnë zgjedhjet e ndershme dhe të lira, të cilat nuk organizohen që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013.

Ajo bëri publik edhe artikullin e Zërit të Amerikës, ku thuhej se 1 në 4 votues në Shqipëri kanë ndryshuar votën, për shkak të presionit të administratës

Sot, Zëri i Amerikës, që nuk është opozitë, është media zyrtare qeveritare në SHBA, ka publikuar një studim me një informacion tronditës: Një nga katër votues, e ka ndryshuar votën për shkak të presionit të administratës publike të këqpërdorur nga mazhoranca socialiste’, tha ndër të tjera deputetja e PD, Albana Vokshi në Uashinton.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related