Moti i keq vijon: Reshje të dendura deri pas mesnate, më e rënduar situata në jug – fundjava sjell lehtësim

Data

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet janë evidente në të gjithë vendin si pasojë e motit të keq. Lajda Porja nga Meteoalb në një lidhje televizive ka deklaruar se situata do të jetë më e vështirë në jug, ndërsa gjatë fundjavës pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

“Më e keqja ende nuk ka kaluar. Në orët në vijim deri pas mesnate, më problematike situata do të jetë në jug, sidomos në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë. Parashikohet që në zonat qendrore probleme do të ketë Durrësi dhe Kruja.

Nesër priten reshje por jo aq intensive. E premtja dhe fundjava pritet ulje ose ndërprerje të reshjeve. Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malorë. Nga fundjava dhe java e parë e dhjetorit do të kem disa ditë të njëpasnjëshme pa reshje”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related