Duket se durimi kishte sosur me Kosovën, ku në në pjesën më të madhe të stadiumeve ku ka luajtur, lojtarët e saj janë përballur me thirrje raciste “Kosova është Serbi”, apo kanë parë se si simbolet e tyre përdhosen me flamurin serb, ndërkohë që UEFA është mjaftuar vetëm me gjoba qesharake ndaj federatave kundërshtare
Pasi gjyqtari mori vendimin për të mbyllur ndeshjen, Rrahmani doli në konferencë me gazetarët ku sqaroi atë se çfarë kishte ndodhur. Ai tha se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadiumin e Bukureshtit, por ankesat e tij kishin rënë në vesh të shurdhët.
Rrahmani theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë duke theksuar se Kosova është Kosovë ose Shqipëri dhe nuk ka realitet tjetër.
“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë. Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë. Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar.
